Ferizaj, 15 shkurt 2022 – Gjykata Themelore në Ferizaj, mbajti takimin e parë të Planit të Veprimit për Drejtësi Procedurale me grupin e shfrytësuesve të gjykatës. Këto aktivitete parashihen të përmirësojnë shërbimet dhe çasjen e qytetarëve në realizimin e të drejtave të tyre në gjykatë.
Takimi mblodhi përfaqësues të sektorit të drejtësisë dhe komuniteteve tjera duke përfshirë: përfaqësues nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, zyra rajonale e Odës së Avokatëve, zyra e Ndërmjetësuesve, Shoqëria Civile, Hendikosi, Shërbimit Sprovues, zyra e Odës së Noterëve, zyra e Odës së Përmbaruesve Privat, zyra rajonale për Ndihmën dhe Mbrojtjën e Viktimave në Ferizaj, Agjensioni për Ndihmë Juridike Falas, zyra ligjore e Komunës së Ferizaj, Qendra për Punë Sociale etj.
Kryetari i Gjykatës Themelore në Ferizaj z. Mustaf Tahiri, së bashku me Administratorin e kësaj gjykate z. Sejdi Sadiku dhe anëtarët e tjerë të këtij grupi, si dhe pjesëmarrësit e larcekur në këtë takim, diskutuan sfidat si dhe dëgjuan rekomandime nga pjesëmarrësit e grupit për të përmirësuar çasjen dhe shërbimet në drejtësi.
Drejtësia Procedurale e mbështetur nga Projekti i USAID-it për Drejtësi në Kosovë, paraqet fillimin e asaj që ne dijm se do të jetë udhëtim i vazhdueshëm për të përmirësuar ofrimin e shërbimeve të gjykatës, për të ofruar një përvojë funksionale dhe mikpritëse në gjykatë, si dhe për të zgjeruar aftësitë tona për t’u përafruar me komunitetin. #USAIDKosovo #PeopleCenteredJustice