Ferizaj, 18 shkurt 2022 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit SH.M. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndimi i lehtë trupor nga neni 185 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamenti i Përgjithshëm, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri SH.M më 16 shkurt 2022, në një rrugë në Shtime, pas një mosmarrëveshje lidhur me disa të holla ka sulmuar të dëmtuarën S.J. ish bashkëshorten e tij, në atë mënyrë që me forcë dhe me dashje, e kishte kapur për flokë dhe për xhakete dhe më pas e kishte goditur me grusht në fytyrë, me ç` rast i shkakton lëndime trupore ku e njëjta ka kërkuar tretman mjekësore në QKMF në Shtime.
Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.
Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.