Ferizaj 25 maj 2022 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve S.SH., shtetas i Republikës së Kosovës, A.D., shtetas i Republikës së Kosovës, V.N., shtetas i Republikës së Kosovës, S.D., shtetas i Republikës së Kosovës, A.SH., shtetas i Republikës së Kosovës, B.H., shtetas i Republikës së Kosovës, S.SH., shtetas i Republikës së Kosovës, S.H., shtetas i Republikës së Kosovës, M.SH., shtetas i Republikës së Kosovës, Z.S., shtetas i Republikës së Turqisë, F.D., shtetas i Republikës së Turqisë, M.Y., shtetas i Republikës së Turqisë, A.D., shtetas i Republikës së Turqisë, H.I., shtetas i Republikës së Turqisë, S.Y., shtetas i Republikës së Turqisë, të dyshuar për shkak të veprës penale prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge ose veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike nga neni 268 paragrafi 1 dhe paragrafi 4 lidhur me nenin 275 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Gjykata në këtë rast gjen se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprën penale të lartpërmendura, dhe ky dyshim i bazuar mbështet nga faktet dhe provat të cilat janë të bashkangjitura deri në këtë fazë.
Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër pesëmbëdhjetë (15) të dyshuarve e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve i`u është caktuar masë e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç, konform nenit 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.2 pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të përshkruara më lartë.
Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.