Ferizaj 5 mars 2023 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për caktimin e masës së sigurisë kundër të pandehurve si vijon:
B.S., i dyshuar për shkak të veprës penale në bashkëkryerje në vazhdim fajdeja nga neni 331 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
F.S., i dyshuar për shkak të dy veprave penale fajdeja nga neni 331 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 të KPRK-së.
E.S., i dyshuar për shkak të veprave penale fajdeja nga neni 331 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3; fajdeja nga neni 331 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 lidhur me nenin 31; shmangia nga tatimi nga neni 307 paragrafi 1 të KPRK-së.
A.S., i dyshuar për shkak të veprave penale në bashkëkryerje në vazhdim fajdeja nga neni 307 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 lidhur me nenin 31; në bashkëkryerje në vazhdim fajdeja nga neni 331 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3; në bashkëkryerje fajdeja nga neni 331 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31; në bashkëkryerje shmangia nga tatimi nga neni 307 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
Sh.R., i dyshuar për shkak të veprave penale në bashkëkryerje fajdeja nga neni 331 paragrafi 3 lidhur me nenin 31; në bashkëkryerje fajdeja nga neni 331 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
L.H., i dyshuar për shkak të veprës penale në bashkëkryerje fajdeja nga neni 331 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
R.A., i dyshuar për shkak të veprës penale fajdeja nga neni 331 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
M.A., i dyshuar për shkak të veprave penale fajdeja nga neni 331 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1; detyrimi nga neni 328 paragrafi 2 të KPRK-së.
K.G., i dyshuar për shkak të veprës penale në bashkëkryerje fajdeja nga neni 331 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
S.B., i dyshuar për shkak të tre veprave penale fajdeja nga neni 331 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3; shmangia nga tatimi nga neni 307 paragrafi 1 të KPRK-së.
A.M., i dyshuar për shkak të veprave penale në bashkëkryerje në vazhdim fajdeja nga neni 307 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 lidhur me nenin 31; në bashkëkryerje në vazhdim fajdeja nga neni 331 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3; detyrimi nga neni 328 paragrafi 2; në bashkëkryerje fajdeja nga neni 331 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31; në bashkëkryerje shmangia nga tatimi nga neni 307 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
B.O., i dyshuar për shkak të tre veprave penale në bashkëkryerje fajdeja nga neni 331 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
B.A., i dyshuar për shkak të veprës penale në bashkëkryerje fajdeja nga neni 331 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
N.A., i dyshuar për shkak të veprës penale në bashkëkryerje fajdeja nga neni 331 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
Sh.H., i dyshuar për shkak të veprës penale në bashkëkryerje fajdeja nga neni 331 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
Gjykata në këtë rast gjen se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të lartpërmendura, dhe ky dyshim i bazuar mbështet nga faktet dhe provat të cilat janë të bashkangjitura deri në këtë fazë.
Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër katërmbëdhjetë (14) të dyshuarve: B.S., F.S., E.S., A.S., Sh.R., L.H., R.A., M.A., K.G., A.M., B.O., B.A., N.A., Sh.H., e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve i`u është caktuar masë e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç, konform dispozitave ligjore të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të përshkruara më lartë.
Ndërkaq sa i përket të dyshuarit S.B., i është refuzuar kërkesa e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit dhe i caktohet masë e sigurisë ndalimi për t`iu ofruar vendit apo personit të caktuar në kohëzgjatje prej një (1) muaji, konform dispozitave ligjore të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.
Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.