Ferizaj, 21 prill 2024 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit N.E., i kërkuar nga Autoritete e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasja e rëndë, e cila vepër penale është paraparë edhe sipas Kodin Penal të Republikës së Kosovës, nenit 173 të KPRK – së.
Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtarja e procedurës paraprake e Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë se kundër të njëjtit është lëshuar urdhër arrest ndërkombëtar nga Interpoli, me kërkesë të datës 7 mars 2022 të shtetit të Maqedonisë së Veriut, për shkak të veprës penale vrasja e rëndë, e cila vepër penale është paraparë edhe sipas Kodin Penal të Republikës së Kosovës, nenit 173 të KPRK – së. Lidhur me këtë i pandehuri N.E., është dënuar me dënim burgimi nga Gjykata e Shkupit, ku i njëjti ka qenë në vuajtjen e dënimit disa vite, ashtu që ende pa e vuajtur në tërësi dënimin, por në momentin kur është liruar në vizitë, është arratisur nga Republika e Maqedonisë së Veriut.
Gjyqtarja e procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform nenit 22 paragrafi 1 të Ligjit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtarë në Çështje Penale (Ligji nr. 04/L-213) dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej katër dhjetë (40) ditëve.
Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.