Ferizaj, 23 gusht 2024 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit H.H., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale dhunimi nga neni 227 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda – Ilir Bytyqi, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar se me 12 gusht 2024 në Ferizaj, në motelin “B.” me kanosje se do ti publikoj fotografitë nudo ka detyruar të dëmtuarën M.B., që fillimisht të takohen në një restorant, e pastaj e ka dërguar në motelin “B.” i cili gjendet në Ferizaj, ku ka kryer marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e saj, mirëpo i pandehuri ka kërkuar nga e dëmtuara që të takohen për të kryer marrëdhënie seksuale duke e kanosur se do ti publikojë fotot që i kishte në telefonin e tij, mirëpo e dëmtuara nuk ka pranuar dhe e ka paraqitu rastin në polici më datë 19 gusht 2024.
Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.
Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.