Ferizaj, 3 tetor 2024, Kryetari i Gjykatës Themelore në Ferizaj, z. Mustaf Tahiri ka pritur në takim Përfaqësues të Administratës Gjyqësore Norvegjeze, z. Audun Hognes Berg, Këshilltar i Lartë – Administrata e Gjykatave Norvegjeze, znj. Amra Jasarevic, Këshilltare e Lartë – Administrata e Gjykatave Norvegjeze, z. Esmin Berhamovic, Ekspert afatshkurtër i jashtëm, znj. Blerta Berveniku, Eksperte afatshkurtër vendëse.
Gjatë këtij takimi është diskutuar lidhur me rolin e SMIL në menaxhimin proaktiv të gjykatës, funksionimi i shpërndarjes/caktimit të lëndëve dhe komentet e gjyqtarëve për përdorimin e SMIL-it, gjithashtu gjatë takimit janë diskutuar edhe sfidat dhe përparësitë e sistemit elektronik SMIL, si dhe nevojën dhe mënyrat e avancimit të këtij sistemi në të ardhmen.
Përfaqësuesit e Administratës Gjygjësore Norvegjeze, vizituan zyren e gjyqtarit ashtu që në atë rast shikuan nga afër demonstrimin e përdorimit të sistemit SMIL në praktikë nga ana e gjyqtarit të lëmisë Civile z. Driton Ahmeti.