Ferizaj, 8 tetor 2024, Kryetari i Gjykatës Themelore në Ferizaj, z. Mustaf Tahiri, ka pritur sot në takim Kryetarin e Gjykatës Supreme të Kosovës, z. Fejzullah Rexhepi.
Në këtë takim është diskutuar
lidhur me administrimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj, sfidat dhe
efikasitetin e Gjykatës, po ashtu focus këtij takimi ishte edhe zbatimi Planit
Strategjik për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi, si dhe Planit Strategjik për zgjidhjen
efikase të lëndëve të korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Gjithashtu temë diskutimi ishte edhe zbatimi i Udhëzuesit të praktikës
ndëshkimore dhe unifikimit të praktikës gjyqësore.
Në fund të këtij takimi dy kryetarët u dakorduan që të ketë një intensifikim të
përpjekjes që të kemi një angazhim edhe të menaxhmentit të gjykatës si dhe
administrates në mënyrë që qytetarëve të i`u mundësohen shërbime sa më cilësore
dhe efikase.