Në Gjykatën Themelore në Ferizaj u mbajt “Ditë e hapura me nxënës”

Në Gjykatën Themelore në Ferizaj u mbajt “Ditë e hapura me nxënës”

Kryetari i Gjykatës Themelore në Ferizaj, Mustaf Tahiri së bashku me prokurorin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Albert Zejnullahu si dhe kryetarin e Odës së avokatëve për regjionin e Ferizajt, Admir Salihu, ka mbajtur një ligjeratë të hapur me mbi 30 nxënës të Shkollës së Mesme të Gjimazit “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj.

Ky aktivitet është organizuar në kuadër të organizatës “Access to Justice” e cila është implementuar nga organizata “YIHR KS” në përktahje të Departamentit Amerikan të Shtetit INL, për të cilën morën pjesë edhe përfaqësuesit e organizatës “YIHR KS”, Kosovar Krasniqi dhe Blend;ë Pira.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte që nxënësit të fitojnë njohuri rreth sistemit ligjor, të kuptojnë rëndësinë e angazhimit qytetar dhe të fitojnë njohuri rreth vlerave etike që priten në profesionin ligjor, si dhe të promovojnë një vlerësim më të thellë për parimet e drejtësisë, duke inkurajuar nxënësit të bëhen qytetarë të informuar dhe aktivë.

Gjatë kësaj ligjerate, kryetari Tahiri, prokurori Zejnullahu dhe avokati Salihu, informuan studentët lidhur me rolin dhe funksionimin e Gjykatës, Prokurorisë dhe Avokatisë, procedurat për një gjykim të drejtë dhe shërbimet që ofrojnë këto institucione.

Studentët shtruan një varg pyetjesh për të cilat morën përgjigje nga përfaqësuesit e institucioneve përkatëse. Ata, gjithashtu u informuan lidhur me mundësitë për qasje më të lehtë në informacione përmes ueb-faqeve zyrtare.