Paraburgim ndaj A.L., i dyshuar për veprën penale ushtrimi i ndikimit

Paraburgim ndaj A.L., i dyshuar për veprën penale ushtrimi i ndikimit

Ferizaj, 21 shkurt 2025 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.L., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën ushtrimi i ndikimit nga neni 424 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda Sahit Krasniqi, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se më datë 17 mars 2023 në Prishtinë, në mënyrë të drejtpërdrejt ka kërkuar para për vete që të ushtroj ndikim të padrejtë në vendimmarrjen e personit zyrtar, në atë mënyrë që pas arrestimi të të pandehurit E.S., dhe caktimit të paraburgimit nga ana e gjykatës, është takuar me vëllain e të pandehurit G.Z., prej të cilit ka kërkuar katër dhjetë mijë (40.000) euro para, që të ushtroj ndikim të padrejtë në vendimmarrjen e personave zyrtar, gjyqtar e prokuror për ta liruar nga paraburgimi të pandehuri E.S., i cili gjendej në Q.P.Gj sipas aktvendimit të Gjykatës Themelore në Ferizaj, për shkak të dyshimit të bazuar se do të ketë kryer veprën penale “fajdeja nga neni 331 paragrafi 3 të KPRK-së” dhe veprën penale “shmangia nga tatimi nga neni 307 paragrafi 3 të KPRK-së” edhe pse ndikimi i supozuar nuk është realizuar.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.