27 vjet burgimi dhe 5.000 euro gjobë ndaj të pandehurve Xh.S., Sh.R., M.B., F.G., për veprat penale grabitja

27 vjet burgimi dhe 5.000 euro gjobë ndaj të pandehurve Xh.S., Sh.R., M.B., F.G., për veprat penale grabitja

Ferizaj, 17 mars 2025 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurve:

Xh.S., për shkak të veprave penale: në bashkëkryerje grabitja nga neni 317 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK); mbajtja në pronësi, kontrolle ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK); në bashkëkryerje grabitja nga neni 317 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK); në bashkëkryerje grabitja nga neni 317 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK); në bashkëkryerje lëndimi i lehtë trupor nga neni 185 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK); në bashkëkryerje grabitja nga neni 317 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 28 dhe 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sh.R., për shkak të veprave penale: në bashkëkryerje grabitja nga neni 317 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK); në bashkëkryerje grabitja nga neni 317 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

M.B., për shkak të veprave penale: në bashkëkryerje grabitja nga neni 317 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK); në bashkëkryerje lëndimi i lehtë trupor nga neni 185 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

F.G., për shkak të veprave penale: ndihmë në kryerjen e veprës penale grabitja nga neni 317 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 33 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, përkatësisht trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Habib Zeqiri – kryetar i trupit gjykues, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit e të gjitha provave personale dhe materiale, Konform nenin 76 të KPRK-së, të pandehurit  Xh.S., Sh.R., M.B., F.G., i shpalli fajtor dhe të njëjtit i gjykoi për veprat penale të përshkruara si më lartë. Të pandehurit Xh.S., i shqiptoi dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej dhjetë (10) vjet, si dhe dënim unik me gjobë në shumë prej tremijë (3.000) euro; të pandehurit Sh.R., i shqiptoi dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej tetë (8) vjet, si dhe dënim unik me gjobë në shumë prej njëmijë (1.000) euro; M.B., i shqiptoi dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej gjashtë (6) vjet, si dhe dënim unik me gjobë në shumë prej pesëqind (500) euro; F.G., i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej tre (3) vjet, si dhe dënim me gjobë në shumë prej pesëqind (500) euro;

Gjithashtu për të pandehurit Xh.S., M.B., për veprën penale në bashkëkryerje grabitja nga neni 317 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) si dhe për të pandehurit B.K., dhe A.B., për  veprën penale dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprave penale nga neni 380 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) është Refuzuar akuza të aktakuzës pasi që prokurori i shtetit në fjalë përfundimtare është tërhequr nga ndjekja penale.

Të pandehurve Xh.S., Sh.R., dhe M.B.,  i vazhdohet masa e paraburgimit deri kur aktgjykimi të merre formën e prerë, por jo më shumë se koha e dënimit të shqiptuar në aktgjykim.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore në Ferizajt.