Ju njoftojmë se në konkursin e shpallur nga Gjykata Themelore në Ferizaj Nr. 02/2016, datë 18.08.2016 për pozitën Zyrtar/e Ligjor/e 1 në Gjykatën Themelore në Ferizaj për 10 (dhjetë) pozita, kanë aplikuar gjithsejtë 114 (njëqindekatërmbëdhjetë) kandidatë.
Nga Komisioni përzgjedhës konform kritereve të përcaktuara janë përzgjedhur 101 (njëqindenjë) kandidatë për listën e ngushtë. Testin me shkrim me datë 29.09.2016 e kanë kaluar 87 (tetëdhjeteshtatë) kandidatë. Në intervistën me gojë të mbajtur me datë 06-07.10.2016 në Gjykatën Themelore në Ferizaj kanë abstenuar dy kandidatë.
KPSHC pas përfundimit të procedurave të rekrutimit ka përzgjedhur kandidatët meritor për pozitën Zyrtar/e Ligjor/e 1. Andaj, konform Rregullores Nr. 02/2010 për procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil ju njoftojmë se kandidatët e përzgjedhur në pozitën e lartë cekur janë si në vijim:
- Lavdije Brahimi ——————————— 442 pikë,
- Gentijana Hoxha ——————————– 431.5 pikë,
- Blend Rexhepi ———————————– 416 pikë,
- Ardita Tasholli ———————————- 414 pikë,
- Gazmend Bytyqi ——————————– 411.5 pikë,
- Burim Haxhidema —————————– 409 pikë,
- Ibadete Qerimi ———————————- 407.5 pikë,
- Ganimete Avdiu ——————————— 407 pikë,
- Kadishe Shabani ——————————– 401 pikë dhe
- Albana Ujupi ———————————— 401 pikë.
Këshilla Juridike: Nëse konsideroni se Procedura e Rekrutimit nuk është kryer konform Ligjit për Shërbimin Civil Nr.03/L-149 dhe Rregullores Nr.02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil, atëherë ju keni të drejtë ankese në Komisionin për Zgjidhjen e Kontesteve dhe Ankesave në Gjykatën Themelore në Ferizaj në afat prej 30 ditësh nga dita e marrjes së këtij njoftimi.
Me respekt,