Ferizaj – 1 qershor 2019 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për të Mitur, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit të mitur B T. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor nga neni 185 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
I mituri B.T, dyshohet se më 31 maj 2019 në Ferizaj, ka sulmuar të dëmtuarën Z.S. fillimisht duke e goditur nga mbrapa me grusht në kokë e pastaj në mënyrë të paskrupullt e godet me shqelma në fytyrë.
Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për të Mitur, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit të mitur, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.
Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.