Të nderuar përfaqësues të mediave, përmes këtij njoftimi Gjykata Themelore në Ferizaj, sqaron opinionin publikë lidhur me komunikatën me titull Paraburgim ndaj të dyshuarit A.S. për vrasjen e 18 vjeçares.
Gjykata Themelore në Ferizaj, në përpjekje për të dhënë sa më shumë informata lidhur me rastin e caktimit të masës së paraburgimit, ndaj njërit prej të dyshuarve për vrasjen e 18 vjeçares, ndër të tjera ka përmendur edhe motivet e vrasjes të cilat janë nxjerrë nga kërkesa e Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe dosjes së lëndës, në bazë të të cilave është marr edhe aktvendim nga gjyqtari i procedurës paraprake për caktimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarit A.S..
Gjykata respekton parimin e prezumimit të pafajësisë dhe siguron proces të drejtë, të paanshëm dhe transparent të këtij rasti deri sa vendimi të marr formën e prerë.