Ferizaj, 1 tetor 2021 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit Sh.Q. shtetas i Republikës së Kosovës, i akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për shkak të veprës dhunë në familje nga neni 248 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Gjykata pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, të pandehurin Sh.Q. e shpalli fajtorgjykoi me dënim efektiv burgimi në kohëzgjatje prej tetë (8) muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej njëqind (100) euro.
I pandehuri Sh.M. akuzohet se më 16 maj 2021, shtëpinë e tij i shkakton keqtrajtim psikologjik, nënës së tij-të dëmtuarës, S.Q., në atë mënyrë që deri sa është kthyer në gjendje të dehur nga qyteti në shtëpi, fillimisht kërkon që ta takoj djalin e tij, mirëpo me kërkesë të të dëmtuarës, bashkëshortja dhe djali i të pandehurit futën në dhomë dhe e mbyllim me çelës, në ato momente i njëjti fillon ti bërtas dhe thyer tri tavolina të vogla, një pikturë që ka qenë e varur në mur si dhe hap një dritare me forcë të cilës ia dëmton mbajtësen.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.