Ferizaj, 7 nëntor 2021 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit S.Sh. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 5 nëntor 2021, në shtëpinë e tij në Kaçanik, pa autorizim ka blerë dhe poseduar me qëllim të shitjes apo shpërndarjes substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotik, në atë mënyrë që ditën kritike, nga ana e njësisë së DHTN-së në Gjilan, me rastin e bastisjes dhe kontrollit në shtëpinë dhe objekteve përcjellëse, janë gjetur dhe sekuestruar katërdhjetë e shtatë (47) doza me substancë të dyshuar narkotike të llojit Kokainë me peshë 14.9 gram, një (1) dozë me substancë të dyshuar narkotike të llojit Kokainë me peshë 0.3 gram, njëzet e shtatë (27) copë tableta me substancë të dyshuar të llojit Ekstazi, dhe pesë (5) copë tableta të ndara në copa më të vogla me substancë të dyshuar të llojit Ekstazi, të gjitha këto të përgatitura për shitje,
Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.
Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.