Ferizaj, 16 qershor 2023 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.H., shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale në bashkëkryerje lëndimi i rëndë trupor nga neni 186 paragrafi 3 nën paragrafi 3.1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamenti i Përgjithshëm, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se më datë 15 qershor 2023, në një rrugë në Shtime, më saktësisht tek një parking i një kafiterie, me dashje dhe në bashkëkryerje të pandehurit E.H. dhe A.H., të cilën mbrohen në liri, i shkaktuan lëndime të rënda trupor të dëmtuarit A.B., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje të më hershme lidhur me të fejuarën e të dëmtuarit, e cila është motra e dy të pandehurve ku posa takohen, fillimisht i pandehuri i parë i thotë të dëmtuarit “ndalu veç pak”, pastaj fillon të godas me grushte në kokë aty arrin edhe i pandehuri i dytë i cili e mbanë për beli të dëmtuarin, ndërsa dy të pandehurit e godasin në vazhdimësi të dëmtuarin, pastaj me një thikë ngjyrë hiri i pandehuri i parë e godet të dëmtuarin në pjesën e këmbës së djathtë duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.
Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.