Ferizaj, 24 maj 2024 – Marrëveshje e Bashkëpunimit është nënshkruar nga Kryetari i Gjykatës Themelore në Ferizaj z. Mustaf Tahiri dhe Dekani i Kolegjit të AAB-së z. Mentor Lecaj.
Qëllimi i këtij Memorandumi është krijimi i bashkëpunimit në mes Gjykatës Themelore të Ferizaj dhe Fakultetit Juridik të Kolegjit AAB, për mundësinë e mbajtjes së praktikës dhe vizitave studimore për studentët e Fakultetit Juridik në Gjykatën Themelore të Ferizaj dhe degët e saj në Kaçanik dhe Shtërpcë, po ashtu shkëmbimi i përvojës dhe informacionit në mes të dy institucioneve për qëllim të përmirësimit të shërbimeve në fushën e drejtësisë dhe arsimimit juridik.
Kryetari Tahiri dhe Dekani Lecaj shprehën gatishmërinë e vazhdimit të bashkëpunimit të mëtejmë ndërinstitucional, me qëllim të arritjes së objektivave të përbashkëta dhe mbeten të përkushtuar të mbështesin avansimin e vazhdueshëm të gjeneratave të reja të juristëve.