Ferizaj, 31 tetor 2024 – Në Gjykatën Themelore të Ferizajt, kanë përfunduar praktikën njëvjeçare praktikantët, të cilët kanë kryer punë vullnetare dhe pa pagesë.
Me rastin e përfundimit të praktikës, Kryetari i Gjykatës Themelore të Ferizajt, z. Mustaf Tahiri së bashku me bashkëpuntorët e tij, kanë pritur në një takim praktikantët të cilët kanë kryer punë vullnetare dhe pa pagesë në këtë gjykatë, me ç’rast i kanë falënderuar për vullnetin dhe punën e palodhshme që kanë treguar për gjatë një viti.
Ndërsa ata janë shprehur të kënaqur me angazhimin e tyre për gjatë një viti, duke i’u rikujtuar që njohuritë dhe eksperiencën që e kanë fituar, do t’iu shërbej në ndërtimin e karrierës së tyre në fushën e drejtësisë.
Si shenjë mirënjohjeje për përfundimin me sukses të praktikës së tyre, në fund të ceremonisë u ndanë certifikata për praktikantët e angazhuar gjatë periudhës 2023/24, në këtë gjykatë.