Sistemi gjyqësor i Kosovës ekziston për t’i shërbyer interesit të publikut. Sistemi gjyqësor i Kosovës i përket të gjithë qytetarëve të Kosovës, pavarësisht origjinës së tyre kombëtare, etnisë apo gjinisë.
Gjykata Themelore e Ferizaj është njëra nga shtatë gjykatat themelore në Republikën e Kosovës. Gjykata Themelore e Ferizaj ka dy degë në: Kacanik dhe Shterpce. Gjykata Themelore e Ferizaj dhe degët e saj ofrojnë qasje më të lehtë në shërbimet e gjykatës të nivelit të parë për popullsinë e rajonit nën juridiksionin e Gjykatës Themelore të Ferizaj, ku përfshihen 122 fshatra.
Si gjykatë e shkallës së parë, Gjykata Themelore e Ferizaj dhe degët e saj, merren me të gjitha llojet e rasteve. Këto raste trajtohen nga departamente të specializuara që funksionojnë në kuadër të çdo gjykate themelore.
INFORMACION I RËNDËSISHËM: Degët e gjykatës në Shtërpce dhe Kaçanik, merren vetëm me rastet që janë kompetencë e Departamentit të Përgjithshëm. Rastet që janë kompetencë e dy Departamenteve të tjera zgjidhen në Gjykatën Themelore në Ferizaj. Kliko këtu për listën e Departamenteve të Gjykatës Themelore të Ferizaijt.
Gjykata Themelore në Ferizaj është selia kryesore e Rajonit Gjyqësor të Ferizaj, e cila mbulon territorin e komunave të: Ferizaj, Shtime, Shtërpce, Kaçanik, Hani i Elezit.
Degët e gjykatës shërbejë si një nën-ndarje gjeografike e Gjykatës Themelore dhe janë të vendosura në Shtërpce dhe Kaçanik. Komuna e Shtërpes dhe Kaçanikut shërbehen nga Dega e tyre, ndërsa komuna e Shtimes, Hani i Elezit dhe Ferizaj shërbehen nga Gjykata Themelore në Ferizaj.