Departamenti për Krime të Rënda vepron në selinë e secilës gjykatë themelore dhe gjykon veprat penale që konsiderohen krime të rënda. Llojet e veprave penale të cilat konsiderohen krime të rënda dhe gjykohen nga ky departament janë të listuara në nenin 15 të Ligjit Nr. 03/L-199 për Gjykatat si dhe nenin 22 të Kodit të Procedurës Penale.
Përveç veprave të listuara në nenet paraprake, në këtë departament, gjykohen edhe të gjitha veprat tjera që janë të dënueshme me dhjetë (10), apo më shumë vite si dhe çfarëdo krimi që bie në kompetencë ekskluzive, apo vartëse të Zyrës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, siç përcaktohet në Ligjin Nr.03/L-52 mbi Zyrën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës
Të gjitha çështjet në Departamentin për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore gjykohen nga trupi gjykues prej tre (3) gjyqtarëve profesionist, nga të cilët njëri duhet të jetë kryetar i trupit gjykues.
Për më shumë informacione, ju lutem shikoni Ligjin për Gjykatat Nr. 03/L-199, përkatësisht nenin 15 dhe amendamentet pasuese të këtij ligji
Udhëheqës i Departamentit për Krime të Rënda, caktohet gjyqtari Ibrahim Idrizi