Gjykata Themelore në Ferizaj publikon 228 aktgjykime gjatë muajit tetor 2019

Gjykata Themelore në Ferizaj publikon 228 aktgjykime  gjatë muajit tetor 2019

Ferizaj, 7nëntor 2019 – Publikimi i aktgjykimeve ndihmon sistemin gjyqësor që të jetë sa më transparent dhe llogaridhënës ndaj qytetarëve.

Bazuar në ligjin në fuqi, të gjitha aktgykimet duhet të publikohen, andaj kjo rritje e numrit të aktgjykimeve të publikuara tregon se gjykatat janë të përkushtuara dhe po punojnë në drejtim të publikimit të të gjitha aktgjykimeve.Gjatë muajit tetor Gjykata Themelore në Ferizaj ka publikuar 228 aktgjykime.

Në diagramet e ilustruara, gjeni numrin e aktgjykimeve të publikuara për secilën Gjykatë, të kategorizuara me degë dhe lëndë. Aktgjykimet e publikuara mund të shkarkohen në web faqen zyrtare të Këshillit Gjyqësor të Kosovës në këtë link: http://www.gjyqesori-rks.org/. Ndërsa për Gjykatën Themelore në Ferizaj në këtë link: https://ferizaj.gjyqesori-rks.org/publikimet/aktgjykimet/