Gjykata Themelore në Ferizaj, tanimë e pajisur për seanca gjyqësore virtuale

Gjykata Themelore në Ferizaj, tanimë e pajisur për seanca gjyqësore virtuale

Ferizaj, 17 shtator 2020 – Në vazhdim të angazhimeve drejt një gjyqësori që i përgjigjet nevojave të qytetarëve
dhe rritje të efikasitetit, sot Gjykata Themelore në Ferizaj, ka pranuar një donacion me pajisje teknike nga USAID Programi për Fuqizimin e Sistemit të Drejtësisë në Kosovë.

Ky donacion vjen si mbështetje që mundëson realizimin e seancave online në shkallë të gjerë.

Pranimi i donacionit në fjalë është bërë  nga kryetari i kësaj Gjykata Bashkim Hyseni dhe administratori i gjykatës Sejdi Sadiku, të cilët me këtë rast falënderuan përfaqësuesit e USAID, për mbështetjen e vazhdueshme në sistemin e drejtësisë, me qëllim të rritje së transparencës dhe llogaridhënies.  

Kjo ndihmë konkrete u mundëson palëve të marrin pjesë në seancën e caktuar edhe kur pamundësohet prania fizike.