Katër (4) vjet burgim dhe njëmijë (1.000) euro gjobë, për veprën penale detyrimi

Katër (4) vjet burgim dhe njëmijë (1.000) euro gjobë, për veprën penale detyrimi

Ferizaj, 11 shkurt 2021 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit S.M. shtetas i Republikës së Kosovës, i akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për veprën penale Detyrimi nga neni 340 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i Divizionit Penal – Elmaz Zenuni, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave, të pandehurin S.M. e shpalli fajtor për veprën penale detyrimi nga neni 340 paragrafi 2 të KPRK-së dhe i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej katër (4) vjet dhe dënim me gjobë në shumë prej njëmijë (1.000) euro.

I pandehuri akuzohet se më 12.02.2016 në Ferizaj me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete, përmes kanosjes serioze me armë ka detyruar të dëmtuarit E.R dhe L.A. të cilët fillimisht i pyet se ku gjendet “Viva Fresh”, ku të dëmtuarit hypin në veturë për të ia treguar “Viva Fresh”, ndërsa i pandehuri nën kërcënim të armës i dërgon në Pejë dhe atje i detyron që të veprojnë në dëm të pasurisë së tyre, ashtu që ua merr të dëmtuarve telefonat celular njëri “Iphone 4 S” dhe tjetri ” Samsung 4”.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.