Diskutohet Draft Udhëzuesi – Korrupsioni Zyrtar dhe Veprat Penale Kundër Detyrës Zyrtare

Diskutohet Draft Udhëzuesi – Korrupsioni Zyrtar dhe Veprat Penale Kundër Detyrës Zyrtare

Ferizaj, 12 mars 2021 – Gjyqtarët e Departamentit për Krime të Rënda dhe Departamentit për të Mitur të Gjykatës Themelore ë Ferizaj, kanë pritur sot në takim kryetarin e Gjykatës Supreme të Kosovës z.Enver Peci, njëherësh Kryesues i Komisionit Konsultativ për Politikë Ndëshkimore, dhe gjyqtarin e kësaj gjykate z.Agim Maliqi, të cilët kanë diskutuar për Draft Udhëzuesin – Korrupsioni Zyrtar dhe Veprat Penale Kundër Detyrës Zyrtare.

U.D. Kryetari i Gjykatës Sahit Krasniqi, duke u uruar mirëseardhje të pranishmëve, ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm diskutimin për këtë draft Udhëzues.  

Në anën tjetër Kryetari Peci, ka kërkuar nga gjyqtarët që t’i përmbahen këtij udhëzuesi, duke e konsideruar si një dokument të rëndësishëm sa i përket këtyre veprave penale.

Për draft udhëzuesin më në detaje ka folur, Benina Kusari nga Ambasada Amerikane, përmes platformës Zoom.

Udhëzuesi për veprat e korrupsionit është kryesisht i bazuar në veprat penale sipas Kapitullit XXXIII, Korrupsioni zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Megjithatë, konceptet dhe parimet e përfshira në këtë dokument vlejnë edhe për dispozitat e tjera të këtij Kodi, të cilat i referohen keqpërdorimit të detyrës zyrtare, si për kodet e mëparshme penale të cilat janë të zbatueshme për veprat penale të kryera në kohën kur ato kode ishin në fuqi.

Ky udhëzues vlen edhe për legjislacionin tjetër penal të rëndësishëm për çështjet e caktimit të dënimit për forma të ndryshme të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.