Paraburgim ndaj H.D. për lëndim trupor

Paraburgim ndaj H.D. për lëndim trupor

Ferizaj 20 mars 2021 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit H. D. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor nga neni 185 paragrafi 3 nën paragrafi 3.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Divizionit Penal – Fitore Daci, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se më 18.03.2021, në shtëpinë e tyre në Ferizaj, me dashje i shkakton lëndim trupor të dëmtuarit-djalit tij të mitur F.D. në atë mënyrë që pas një fjalosje e godet me grushte në fytyrë, pastaj janë rrokullisur shkallëve nga kati i dytë në katin e parë, me ç’ rast i dëmtuari kishte pësuar lëndime të lehta trupore.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj. Paraburgimi do të mbahet në Institutin e Forenzikës Psikiatrike në QKUK- Prishtinë.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.