Njihuni me referentët e Gjykatës Themelore në Ferizaj

Njihuni me referentët e Gjykatës Themelore në Ferizaj

Këta janë referentët e Departamentit për Krime të Rënda dhe Divizionit Penal të Gjykatës Themelore në Ferizaj, të cilët detyrat dhe përgjegjësitë e tyre i kryejnë me një përkushtim tejet të lartë, me qëllim të ofrimit të shërbimeve në kohë për qytetarët e komunës së Ferizajt.
Zyra e tyre konsiderohet si më e ngarkuara dhe më e vizituara nga zyrtarët tjerë të gjykatës apo palët, pasi në secilën pjesë të ditës, ata i gjenë në vlugun e punës.

Shefki Rexhaj, apo Kija siç e thërrasin një pjesë e madhe e kolegëve të gjykatës, është i angazhuar në gjykatë për më shumë se njëzet (20) vjet. Aktualisht është referent i Departamentit për Krime të Rënda, i angazhuar në evidentimin e rasteve, të cilat shqyrtohen me prioritet në këtë departament dhe bënë shpërndarjen e tyre tek gjyqtarët përkatës. Kija po ashtu, pranon, përgatit dhe përcjell lëndë në shkallët më të larta gjyqësore, të cilat kryesisht parashtrohen për zbutje të dënimeve, mbrojtje të ligjshmërisë, shlyerje të dënimeve apo ankesa.


Azem Shabani, është referenti më i kërkuar në gjykatë, pasi Divizioni Penal ka numrin më të madh të lëndëve të pranuara apo përfunduara. Shabani ushtron pozitën e referentit të Divizionit Penal rreth njëzet (20) vjet, i njëjti është i angazhuar edhe me identifikimin e rasteve të dhunës në familje, dhe përpilimin e raporteve të ndryshme rreth këtyre rasteve, të cilat trajtohen me prioritet në këtë divizion.

Kija dhe Azemi, po ashtu, pranojnë, përgatitin dhe përcjellin lëndë në shkallët më të larta gjyqësore, të cilat kryesisht parashtrohen për zbutje të dënimeve, mbrojtje të ligjshmërisë, shlyerje të dënimeve apo ankesa.
Krahas kësaj, Gjykata Themelore në Ferizaj, gjatë kësaj periudhe ka larguar përfundimisht nga përdorimi regjistrat manual, çka ka qenë sfidë për Azemin dhe Kijën, por kanë arritur që me sukses të rrisin aftësitë e tyre në përdorimin e Sistemit për Menaxhimin e Integruar të Lëndëve SMIL, me çka sipas tyre edhe është lehtësuar puna, pasi të gjitha lëndët akuzat, kërkesat apo aktgjykimet regjistrohen dhe përfundohen vetëm përmes SMIL, dhe mundësia e ndonjë gabimi është shumë e vogël.
Ndryshe Departamenti për Krime të Rënda gjatë periudhës janar – prill 2021, ka pranuar 49 lëndë, ndërsa ka zgjidhur 43 lëndë. Ndërsa Divizioni Penal ka pranuar 498 lëndë ndërsa ka zgjidhur 561, apo shprehur në përqindje shkalla e efikasitetit është mbi 112 %.