Mbahet kolegjiumi i gjyqtarëve të Gjykatës dhe Degëve të saj

Mbahet kolegjiumi i gjyqtarëve të Gjykatës dhe Degëve të saj

Ferizaj, 11 tetor 2021 – Kryetari i Gjykatës Themelore në Ferizaj z.Mustaf Tahiri, sot ka mbajtur kolegjium me gjyqtarët e Gjykatës Themelore në Ferizaj dhe Degët e saj.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi i rasteve të vjetra në Gjykatë dhe rritja e efikasitetit të punës së gjykatës në zgjidhjen e sa më shumë rasteve.Kryetari Tahiri, me këtë rast kërkoi nga gjyqtarët që të vazhdojnë procedimin e lëndëve në përgjithësi, e në veçanti që të procedohen lëndët e vjetra, në mënyrë që të rrisim efikasitetin në përfundimin e këtyre lëndëve dhe të arrihen rezultate pozitive edhe në të ardhmen.

Në këtë takim kryetari Tahiri, ka prezantuar raportet individuale të gjyqtarëve dhe raportin e përgjithshëm të gjykatës, për periudhën e tremujorit të III-të, të vitit 2021.