Aprovohet Plani i Veprimit për Drejtësi Procedurale

Aprovohet Plani i Veprimit për Drejtësi Procedurale

Ferizaj, 18 janar 2022 – Kryetari i Gjykatës Themelore në Ferizaj Mustaf Tahiri, priti në takim Zyrtarët ndërlidhës për Gjykata nga Projekti për Drejtësi – USAID.

Grupi implementus i këtij plani i udhëhequr nga Mustaf Tahiri kryetari i kësaj gjykate, administratori i gjykatës Sejdi Sadiku, zyrtarja ligjore Gentiana Hoxha dhe asistenti Muedin Rexhepi, nën mbështetjen e përfaqësuesve të Projektit të Drejtësisë – USAID, Donjeta Pllana dhe Refik Jajaga, kanë diskutuar të gjitha pikat e Planit të Veprimit për Drejtësi Procedurale dhe hapat e implementimit të tij, ndërsa i njëjti plan është aprovuar nga të gjithë pjesëmarrësit.

Pjesëmarrësit në takim, po ashtu diskutuan se ky plan paraqet fillimin e rrugëtimit të kësaj Gjykate drejtë përmirësimit për ofrimin e përvojës funksionale dhe mikpritjes, si dhe për të zgjeruar aftësinë e gjykatës drejt përafrimit me komunitetin edhe në lidhje me organizimet e takimeve të rregullta me grupin e shfrytëzuesve të Gjykatës, ku marrin pjesë pjesëtarët e komunitetit dhe profesionistë të sektorit të drejtësisë, si një vegël për të grumbulluar komentet dhe vështrime për të ndihmuar gjykatën në përmirësimin e shërbimeve të ofruara.