Paraburgim ndaj B.M., i dyshuar për veprën penale dhuna në familje

Paraburgim ndaj B.M., i dyshuar për veprën penale dhuna në familje

Ferizaj, 10 dhjetor 2022 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Dega në Kaçanik, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.M., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale dhuna në familje nga neni 248 paragrafi 3 nën paragrafi 3.1 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit të Përgjithshëm, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri B.M., më 8 dhjetor 2022 në një fshat të Komunës së Kaçanikut, saktësisht në shtëpinë e tyre të përbashkët, i pandehuri ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj të dëmtuarës – bashkëshortes së tij Z.M., si dhe në vazhdimësi ka kryer dhunë psikologjike ndaj saj, si dhe dhunë fizike, në atë mënyrë që në ditën kritike pas një mosmarrëveshje ndërmjet tyre, i pandehuri kishte kërkuar që e njëjta të largohet nga shtëpia.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditëve.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.