Gjyqtari Ibrahim Idrizi, ka arritur moshën e pensionimit

Gjyqtari Ibrahim Idrizi, ka arritur moshën e pensionimit

Ferizaj – 27 janar 2023 – Gjyqtari Ibrahim Idrizi, ka qenë gjyqtar në Gjykatën Themelore të Ferizaj në Departamenti e Krimeve të Rënda.

Gjyqtari Idrizi, nga viti 2000 e deri më 2002 ka punuar si kryetar në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Viti. Nga viti 2002 deri më 2010 ka qenë Gjyqtar në Gjykatën Komunale në Viti, gjithashtu, nga viti 2010 deri më 2012 punoi si avokat. Në Gjykatën Komunale në Ferizaj është emëruar si gjyqtar në vitin 2012, ku dhe punoi deri me datën 31.12.2012. Nga janari i vitit 2013 Ibrahim Idrizi, u emëru gjyqtar në Departamentin për Krime të Rënda, të cilën pozitë e ka mbajtur deri sot.

Me këtë rast, kryetari i Gjykatës Themelore në Ferizaj Mustaf Tahiri, ka ndarë mirënjohje falendërimi për gjyqtarin Idrizi për kontributin e tij, dhënë në sistemin e drejtësisë në vend.  

Njëherit, kryetari Tahiri dhe kolegët gjyqtar/e dhe stafi administrativë, z. Ibrahim Idrizit, i urojnë shëndet dhe mbarësi, duke e falënderuar për kontributin e dhënë në drejtësi.