Lansohet Platforma “Lexdoks” në Gjykatën Themelore në Ferizaj

Lansohet Platforma “Lexdoks” në Gjykatën Themelore në Ferizaj

Ferizaj, 5 maj 2023 – Nënkryetarja e Gjykatës Themelore në Ferizaj, Mirlinda Bytyqi – Rexhepi ka pritur sot në takim, Alban Krasniqi dhe Alban Muriqi, Përfaqësues të Platformës për Kërkime Ligjore të Integruara “Lexdoks” – UNDP.

Qëllimi i takimit ishte forcimi i kapaciteteve të gjyqësorit përmes hulumtimit ligjor të integruar. Gjithashtu, gjatë takimit është bërë prezantimi i platformës se integruar ligjore për hulumtime “Lexdoks”, tek gjyqtarët dhe bashkëpunëtorët profesional të Gjykatës Themelore të Ferizaj dhe dhënien e të drejtave për qasje të lirë në platformën përmes mbështetjes së projektit.