Kryetari Tahiri, ka pritur në takim Udhëheqësen e Njësisë për Përcjelljen e të Burgosurve – Shërbimi Korrektues i Kosovës

Kryetari Tahiri, ka pritur në takim Udhëheqësen e Njësisë për Përcjelljen e të Burgosurve – Shërbimi Korrektues i Kosovës

Ferizaj, 17 korrik 2023 – Kryetari i Gjykatës Themelore në Ferizaj z. Mustaf Tahiri së bashku me Nënkryetarën e Gjykatës znj. Mirlinda Bytyqi – Rexhepi, kanë pritur në takim Udhëheqësen e Njësisë për Përcjelljen e të Burgosurve znj. Igballe Osaj.

Kryetari Tahiri, ka falenderuar për vizitën znj. Osaj njëherit të njëjtës i uroj detyrën e re si Udhëheqëse e këtij Njësiti, duke theksuar se bashkëpunimi në mes të Gjykatës Themelore në Ferizaj dhe Njësitit për Përcjelljen e të Burgosurve ka qenë i mire, duke uruar që ky bashkëpunim të vazhdoj të fuqizohet edhe më tepër në të ardhmen.

Gjatë këtij takimi, Udhëheqësja e Njësitit znj. Osaj, njoftoi kryetarin Tahiri për sfidat që ballafaqohet ky institucion, për çka edhe u zotua se do të vazhdojnë bashkëpunimin me Gjykatën Themelore në Ferizaj në realizimin me kohë të kërkesave dhe urdhëresave të Gjykatës.

Kryetari i Gjykatës Themelore në Ferizaj dhe Udhëheqësja e Njësitit për Përcjelljen e të Burgosurve, u zotuan se në të ardhmen do të realizojnë takime të vazhdueshme me qëllim të ngritjes së bashkëpunimit në mes ketyre dy institucioneve.