Paraburgim ndaj P.P., i dyshuar për veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve

Paraburgim ndaj P.P., i dyshuar për veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve

Ferizaj, 31 gusht 2023 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit P.P., shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë se me qëllim të shitjes apo shpërndarjes pa autorizim ka poseduar substanca të cilat me ligj janë të shpallura si narkotik të llojit marihuanë, të cilat me datë 30 gusht 2023 gjatë operacionit policor, në një rrugë në Ferizaj, fillimisht janë ndalur tre persona, në mesin e të cilëve i pandehuri P.P., tek i cili është gjetur një sasi e narkotikëve të llojit marihuanë, e ndarë në katër qese në peshë prej 2.67 gram, kurse në lokalin ku punonte i pandehuri janë gjetur edhe tetë qese najloni me substanca të dyshuar narkotike të llojit njejtë me peshë 25.1 gram, një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 34.8 gram, një mulli për bluarjen e marihuanës, një pako dhe disa letra për mbështjellje të marihuanës.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit P.P., e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.