Paraburgim ndaj I.R., i dyshuar për veprën penale dhunimi

Paraburgim ndaj I.R., i dyshuar për  veprën penale dhunimi

Ferizaj, 19 prill 2024 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit I.R., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale dhunimi nga neni 227 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtarja e procedurës paraprake e Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se i pandehuri në periudhë kohore nga muaji prill i vitit 2023 deri në muajin mars të viti 2024, në vazhdimësi ka detyruar të dëmtuarën e mitur të moshës nën katërmbëdhjetë (14) vjeçare që të kryej akt seksual pa pëlqimin e saj. Në atë mënyrë që fillimisht herën e parë, ashtu që derisa ishte si shofer i autobusit dhe pasi që niset nga një fshat i Komunës së Ferizaj në drejtim të fshatit tjetër, i pandehuri pasi e merr të dëmtuarën e mitur në autobus (vetëm këta të dy), ky aty ndal autobusin në një vend të përshtatshëm ku nuk kishte shtëpia dhe për qëllime seksuale e ka keqpërdorur seksualisht, në atë mënyrë që i pandehuri ka kryer akt seksual me të dëmtuarën në autobus e pastaj në kohë të pacaktuar në disa raste e dërgon tek një motel në Ferizaj dhe aty kryen marrëdhënie seksuale përkundër refuzimit të dëmtuarës.

Gjyqtarja e procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.