Gjykata Themelore në Ferizaj, sot e premte 23.09.2016, shpalli aktgjykimin ndaj të pandehurit M.A shtetas i Republikës së Kosovës, i cili në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Speciale, akuzohet për veprën penale rekrutimi për terrorizëm e parashikuar me nenin 139 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, për të cilën u gjykua me dënim burgimi në kohëzgjatje prej pesë (5) vite.