Ferizaj – 12 shkurt 2019 – Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit B.S; G.K; Xh.S; H.B shtetas të Republikës së Kosovës dhe J.B; F.B; F.B.1. shtetas të Republikës së Maqedonisë. për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, përcaktuar me nenin 273 lidhur me nenin 281 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.