Ferizaj, 18 nëntor 2022 – Në Gjykatën Themelore në Ferizaj, kanë filluar punën katër (4) bashkëpuntorë profesional, të cilët u pritën nga Kryetari i Gjykatës Themelore në Ferizaj, Mustaf Tahir dhe Administratori i Gjykatës, Sejdi Sadiku.
Kryetari Tahiri, i uroj mirëseardhje bashkëpuntorëve dhe suksese në punën e tyre, njëherit ju premtoj se do të kenë mbështetjen e plotë të tij si dhe nga bashkëpuntorët kërkoj përkushtim dhe angazhim në kryerjen e detyrave.
Ndërsa, në Degën e Kaçanikut punën kanë filluar dy (2) bashkëpuntorë professional, të cilët u pritën nga Gjyqtari mbikqyrës, Burhan Berisha dhe Ndihmës Administratoja, Kadishe Shabani.
Bashkëpunëtorët e rinjë janë përzgjedhur nga konkursi i fundit i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, në të cilën kanë filluar punën gjithsej gjashtë (6) bashkëpuntorë, prej tyre katër (4) janë në Gjykatën Themelore në Ferizaj, dy (2) në Degën e Kaçanikut.