Gjykata Themelore në Ferizaj, të mërkurën më 21 shtator 2016, shpalli aktgjykimin ndaj të pandehurve F.K, Z.K, V.D, B.Sh dhe B.D, shqiptar shtetas i Republikës së Kosovës, të cilit në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale falsifikimi i dokumenteve zyrtare nga neni 348 paragrafi 1 lidhur me nenin 23 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe për këtë i pandehuri i parë F.K u gjykua me dënim burgimi në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muaj, Z.K, u gjykua me dënim burgimi në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muaj, i pandehuri V.D u gjykua me dënim burgimi prej gjashtë (6) muaj, i pandehuri B.Sh me dënim burgimi në kohëzgjatje prej tre (3) muaj si dhe i pandehuri B.D me dënim burgimi në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muaj.
Të pandehurit të cilët në bazë të aktakuzës së prokurorisë akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale falsifikimi i dokumenteve zyrtare nga neni 348 paragrafi 1 lidhur me nenin 23 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, janë shpallur fajtor dhe gjykuar me dënim burgimi, se gjatë muajit korrik të vitit 2011 si persona zyrtarë përkatësisht anëtarë të Komisionit për Vlerësimin e Ofertave për tenderin e shpallur nga Komuna e Kaçanikut për rehabilitimin e gjelbërimit të një rruge, kanë falsifikuar dokumentin zyrtarë duke shënuar të dhëna të pa vërteta për ofertuesit, me çka kane dëmtuar buxhetin e komunës se Kaçanikut ne shume prej 21,559.35€
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 dite nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa iu drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.