Kryetari Hyseni, priti për vizitë kryesuesin e KGJK-së z.Nehat Idrizi

Kryetari Hyseni, priti për vizitë kryesuesin e KGJK-së z.Nehat Idrizi

Ferizaj, 18 dhjetor 2017 – Kryetari i Gjykatës Themelore në Ferizaj z. Bashkim Hyseni, sot (e hënë) priti në vizitë Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Kosovës z. Nehat Idrizi.

Kryetari Hyseni me këtë rast e njoftoi z.Idrizi për punën, rezultatet dhe sfidat të cilat e kanë përcjell Gjykatën Themelore ne Ferizaj gjatë vitit 2017, si dhe planin dhe programin e punës së gjykatës për vitin 2018, i cili ka për qëllim ngritjen e efikasitetit, shkurtimin e kohëzgjatjes së procedurave gjyqësore, avancimin e cilësisë  së shërbimeve gjyqësore dhe vendimeve.