Kryesuesi i Asamblesë së Kryetarëve të Gjykatave z. Bashkim Hyseni, sot (e martë), ka pritur në takim një grup ekspertësh në vazhdën e aktiviteteve të Projektit të Binjakëzimit, “Forcimi i Efiçiencës, Përgjegjshmërisë dhe Transparencës së Sistemit Gjyqësor dhe Prokurorial në Kosovë”, financuar nga Komisioni Evropian, me të cilët është diskutuar roli i Asamblesë së Kryetarëve të Gjykatave, në dhënien e rekomandimeve në funksion të rritjes së roit të gjyqësori në hartimin e legjislacionit që mbulon fushën e gjyqësorit, normativës së duhur ligjore që duhet ta aprovojë KGJK në funksion të realizimit të efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.