Ferizaj – 18 qershor 2018 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, të evidentuar si: PP/I.nr.97/18, të datë 16 qershor 2018 për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit D. Sh dhe M.M shtetas të Republikës së Kosovës. për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale vrasja e rëndë nga neni 179 paragrafi 1 nën paragrafi 1.8 i KPRK-së dhe veprën penale lëndim i rëndë trupor nga neni 189 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, veprën penale pjesëmarrja në rrahje nga neni 190 paragrafi 2 të KPRK–së dhe veprën penale të kryer në bashkëkryerje lëndim i lehtë trupor nga neni 188 paragrafi 2 të KPRK-së.