Ferizaj 25 janar 2019 – Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit A.Rr. nga Komuna Ferizaj për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale keqpërdorimi seksual i personit nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet nga neni 235 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.