Burim Çaka
Gjyqtar - Branch Court Kaçanik/Kacanik
Burim Çaka, është gjyqtar në Gjykatën Themelore Ferizaj dega në Kaçanik. Çaka, ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Universitetin Shtetëror të Tetovës në vitin 2006, kurse provimin e jurisprudencës e kreu në vitin 2013. Ka të kryer edhe provimin për përmbarues privat. Nga viti 2009 deri në vitin 2010, kreu praktiken profesionale në Gjykatën Komunale në Kaçanik, ndërkaq nga viti 2010 deri më 2014, ka punuar në një zyre për shërbime juridike dhe më vonë si avokat, nga viti 2014 deri në korrik 2017 ka qenë Drejtor i Administratës së Përgjithshme në Komunën e Kaçanikut, ndërsa më 31 korrik 2017 është emëruar gjyqtar në Gjykatën Themelore Ferizaj dega Kaçanik.