Njoftim për kandidatin e përzgjedhur për pozitën Zyrtar i Lartë për Buxhet dhe Financa

Njoftim për kandidatin e përzgjedhur për pozitën  Zyrtar  i Lartë për Buxhet dhe Financa

Ju njoftojmë se në konkursin e shpallur nga Gjykata Themelore në Ferizaj, nr. 02/2016 të datës 18.08.2016, për pozitën Zyrtar/e i/e Lartë për Buxhet dhe Financa, në Gjykatën Themelore në Ferizaj për një (1) pozitë, kanë aplikuar gjithsejtë njëzetedy (22) kandidatë.

Nga Komisioni Përzgjedhës konform kritereve të përcaktuara, janë përzgjedhur dymbëdhjetë (12) kandidatë për listën e ngushtë. Testimit me shkrim me datë 22.09.2016 i’u kanë nënshtruar njëmbëdhjetë (12) kandidatët dhe prej tyre njëmbëdhjetë (11) e kanë kaluar me sukses testin me shkrim. Në intervistën me gojë të mbajtur me datë 23.09.2016 në Gjykatën Themelore në Ferizaj, nuk është paraqitur një kandidatë.

            KPSHC pas përfundimit të proceduarve të rekrutimit ka përzgjedhur kandidatin meritor për pozitën Zyrtar  i Lartë për Buxhet dhe Financa në Gjykatën Themelore në Ferizaj. Andaj, konform Rregullores Nr. 02/2010 për procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil ju njoftojmë se kandidati i përzgjedhur në pozitën e lartë cekur është si në vijim:  

 

Z.Emin Plakaj ———————————- 429.5 pikë,

 

KËSHILLA JURIDIKE:  Nëse konsideroni se Procedura e Rekrutimit nuk është kryer konform Ligjit për Shërbimin Civil Nr.03/L-149 dhe Rregullores Nr.02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil, atëherë ju keni të drejtë ankese në Komisionin për Zgjidhjen e Kontesteve dhe Ankesave në Gjykatën Themelore në Ferizaj në afat prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e marrjes së këtij njoftimi.